Zuhal Demirci
10 Shkurt 2021•Përditësim: 10 Shkurt 2021
Ambasadori i Algjerisë në Ankara, Mourad Adjabi, dhe delegacioni që kryeson ai, kanë zhvilluar një vizitë në Drejtorin e Përgjithshme të Anadolu Agency (AA) në Ankara.
Adjabi dhe delegacioni i tij u takuan me Kryetarin e Bordit Drejtues dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı.
Ambasadori duke shprehur kënaqësinë nga vizita, tha se në periudhën e ardhshme dëshirojnë bashkëpunim të nivelit të lartë me AA-në.
Ai tregoi se në vitet 2007-2008 ka qenë zv/kryekonsull i vendit të tij në Kryekonsullatën në Stamboll, ndërsa shprehu lumturinë që është emëruar ambasador në Turqi pas rreth 10 vitesh.
"Fillova detyrën në këtë shtet të bukur dhe të rëndësishëm si ambasador. Detyra ime kryesore është që të avancoj edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve që nga e kaluara e deri më sot", tha Adjabi.
Ndërsa Kazancı tha se AA është një agjenci ndërkombëtare e lajmeve që publikon lajme në 13 gjuhë, duke shtuar se do të ndihen të lumtur të japin kontribut si AA në zhvillimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Algjerisë.
Ai gjithashtu informoi ambasadorin Adjabi në lidhje me punimet globale të AA-së për lajme.
Delegacioni më pas shëtiti departamentet e AA-së ku u informuan rreth punimeve.