Artistja e shndërron shtëpinë e saj në punishte të artit të feltit
Artisja e keçeve Nur Saglamer, pas largimit nga biznesi i turizmit e shndërroi shtëpinë e saj në një punishte të feltit dhe, përveç feltit, prodhon vepra edhe në telajo, gur dhe dru, duke u frymëzuar nga natyra dhe mitologjia
Ayşe Yıldız
27 qershor 2026•Përditësim: 27 qershor 2026
photo: Orhan Çiçek / AA
Antalya
Artisja e feltit e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit, Nur Saglamer, po përpiqet ta transmetojë te brezat e ardhshëm artin tradicional të feltit përmes veprave që prodhon në shtëpinë e saj të kthyer në punishte në rrethin Kumluca të Antalyas, raporton Anadolu.
Piktorja, shkrimtarja dhe dizajnerja Saglamer, e cila la karrierën e saj në Stamboll dhe u vendos në një fshat malor në vitin 1999, për vite me radhë ka punuar me felt në punishten që kishte në hotelin që e zotëronte dhe e administronte.
Pas largimit nga biznesi i turizmit, ajo e shndërroi shtëpinë e saj në një punishte të feltit dhe, përveç feltit, prodhon vepra edhe në telajo, gur dhe dru, duke u frymëzuar nga natyra dhe mitologjia.
Saglamer, e cila është edhe bartëse e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, është përqendruar në artin e feltit, një trashëgimi e rëndësishme e kulturës nomade që vjen nga Azia Qendrore dhe që sot rrezikon të zhduket.
Duke e kthyer zanatin në art, ajo përgatit piktura prej felti, veshje, aksesorë dhe produkte dekorative, duke kaluar pjesën më të madhe të ditës në atelienë e saj. Ajo e përpunon leshin e deleve me metoda tradicionale dhe e shndërron në produkte të ndryshme, duke ua prezantuar këtë art edhe vizitorëve vendas dhe të huaj.
Saglamer tha për Anadolu se prej më shumë se 20 vitesh punon me feltin, duke prodhuar piktura, veshje dhe produkte dekorative.
Duke theksuar se felti nuk e dëmton natyrën, ajo tha: “Trashëgimia e të parëve tanë, për shkak të respektit tim si ndaj tyre ashtu edhe ndaj natyrës, unë bëj punoj me felt. Dëshiroj që njerëzit ta përdorin më shumë feltin. Ashtu si pambuku, mëndafshi dhe liri, edhe leshi nuk e dëmton natyrën. Duhet ta modernizojmë këtë traditë duke e zhvilluar, që ta çojmë drejt së ardhmes. Ky art nuk duhet të zhduket. Për ta mbajtur gjallë, jap vullnetarisht mësime në shkolla dhe me ftesa shkoj në shoqata e fondacione për ta prezantuar, sepse duhet të jetojë ky art. Një komb që humb artet, gjuhën dhe të kaluarën e tij, humb edhe identitetin si komb. Kjo është shumë e rëndësishme për mua".
"Turistët janë shumë të interesuar dhe bëjnë porosi të veçanta"
Saglamer, e cila merr pjesë në Festivalin e Rrugës së Kulturës dhe në manifestimet e Trashëgimisë së Gjallë të organizuara nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, tha se në punishten që kishte ngritur më parë në objektin e saj i tregon vizitorëve procesin e punimit në mënyrë praktike.
Ajo theksoi se turistët vendas dhe të huaj tregojnë interes të madh për artin e feltit dhe herë pas here bëjnë porosi të veçanta.
Saglamer theksoi se felti është një material i butë dhe nga ai mund të prodhohen shumë produkte si qilima, jastëkë dhe xhaketa.
Ajo shtoi se materiali i feltit është gjithashtu një material i rëndësishëm izolues: “Nuk lejon kalimin e të ftohtit dhe të nxehtit, dhe mund të përdoret edhe në verë. Më vjen keq që nuk i është dhënë rëndësia e duhur deri më sot. Është një material shumë i vlefshëm që si mbron natyrën, ashtu edhe kontribuon në riciklim. Organizoj ekspozita në shumë qytete të Turqisë. Veçanërisht pikturat e mia me temë nga qytetërimet e hershme turke ngjallin interes të madh. Njerëzit shpesh nuk besojnë se janë bërë nga felti".
Ajo shpjegoi gjithashtu se prodhimi i një vepre mund të zgjasë deri në 20 ditë, pasi leshi përpunohet me ujë dhe sapun për ditë të tëra dhe procesi i tharjes është shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e produktit.
Artistja e shndërron shtëpinë e saj në punishte të artit të feltit