Tuğrul Çam
28 Nëntor 2019•Përditësim: 29 Nëntor 2019
Kryeministri i Administratës Rajonale Kurde në Irak, Masrour Barzani, ka deklaruar se nuk e aprovojnë praninë e organizatës terroriste PKK në Sinxhar dhe në rajonet tjera të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Barzani dhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilluan një takim në Ankara, pas së cilës u adresuan në një konferencë të përbashkët për media.
Duke u përgjigjur në pyetjet lidhur me praninë e organizatës terroriste PKK në rajonin Sinxhar të Irakut, Barzani tha se Sinxharin tani nuk e kontrollon Administrata Rajonale Kurde në Irak, por forcat irakiane të sigurisë.
"Ashtu si kemi thënë në të kaluarën, në përgjithësi nuk e aprovojmë praninë e PKK-së në Sinxhar dhe në rajonet tjera të Irakut. Jemi kundër kësaj", u shpreh Barzani.