Fatih Tuna
30 Tetor 2016•Përditësim: 30 Tetor 2016
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kryer një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se gjatë bisedës është diskutuar rreth vendimit të marrë për largimin nga vendi të familjeve të punonjësve në Kryekonsullatën amerikane në Stamboll.
Gjithashtu mësohet se është diskutuar kryesisht edhe për çështjet e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.