Leyla Ataman Koyuncuoğlu
13 Shtator 2016•Përditësim: 14 Shtator 2016
ANTALIA (AA) - Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, tha se janë mbledhur të gjitha dokumentet lidhur me ekstradimin e Fetullah Gylen-it, raporton Anadolu Agency (AA).
"Janë mledhur të gjitha dokumentet për lidhjen e Gylen-it me puçin për t'ua dërguar SHBA-ve. Ne do të përsërisim edhe njëherë kërkesën tonë për ekstradim", tha Çavuşoğlu.
Mësohet se Çavuşoğlu, ka patur një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, si dhe pas një konference për media pas takimeve në selinë e AK Partisë në Antalia, ministri turk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve duke thënë se me Kerryn kanë vlerësuar armëpushimin në Siri dhe disa çështje të tjera.
Ai tha se opozita në Siri po i përmbahet armëpushimit por se regjimi ka prishur armëpushimin në disa vende ku madje kanë ardhur informacione dhe raporte se ka përdorur edhe bomba fuçi. "Ne i kemi shprehur këto, dhe ai tha se do të fliste me rusët", tha Çavuşoğlu.
Ndër të tjera Çavuşoğlu ka shtuar se kanë patur një bisedë të shkurtër dhe se Kerry-t i ka shprehur urimet që armëpushimi të jetë i përhershëm si dhe që kanë diskutuar në lidhje me situatën e përgjithshme në Siri ku dhe janë dakordësuar për një bisedë të ardhshme.
Çështja e ekstradimit të Fetullah Gylen-it
Pas pyetjes së drejtuar nga gazetarët në lidhje me atë se "Cilat janë zhvillimet e fundit për ekstradimin e Fetullah Gylen-it?", Çavuşoğlu ka transmtuar se dokumentet dhe dosjet që përgatiten në lidhje me Gylenin ia kanë përcjellur bashkëbiseduesve amerikanë.
Pasi ka rikujtuar se provat në lidhje me periudhën para tentativës së puçit janë dërguar më parë, gjithashtu se edhe delegacionit të ardhur nga SHBA-të i janë dhënë informacione dhe dokumente Çavuşoğlu, ka theksuar:
"Prokurorët dhe njësitë tona përkatëse, si dhe të gjithë personat që kanë detyrën në lidhje me hetimin për tentativën e puçit dhe FETO u kanë dhënë informacione ekspertëve të ardhur nga SHBA-të. Krahas këtyre informacioneve dhe dokumenteve Ministria e Drejtësisë na ka përcjellë ne kërkesën e dytë për arrestimin, ndërsa ne ia kemi përcjellur vetë Departamentit amerikan të Shtetit në SHBA. Këto ia kemi përcjellur nëpërmjet ambasadës tonë. Ndërsa tani kemi dërguar edhe një kërkesë për arrestimin e tij. Provat dhe dokumentet në lidhje me ekstradimin që provojnë lidhjen me puçin do t'ia përcjellim edhe këto dhe do të ripërsëritimin edhe njëherë kërkesën për ekstradimin. Çdo gjë është e qartë. Bëjmë çfarë është e nevojshme në procesin ligjor dhe presim e ekstradimit të kreut të FETO-s".