Büşra Nur Bilgiç
21 Qershor 2019•Përditësim: 21 Qershor 2019
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot në Isfahan u takua me homologun e tij iranian, Javad Zarif, thonë burimet diplomatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet diplomatike, të cilat kërkojnë të mbesin anonime për shkak të kufizimeve për prononcime për mediat, thonë se ministri Çavuşoğlu në Isfahan arriti një ditë më parë, dje, për një vizitë pune me ftesë të ministrit të Jashtëm iranian.
Pas takimit mes delegacioneve të të dyja vendeve, Çavuşoğlu dhe Zarif nënshkruan një plan i cili synon të forcojë bashkëpunimin në marrëdhëniet dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.
Më pas, Çavuşoğlu mori pjesë në një drekë të shtruar për nder të tij nga Zarif.