Beril Çanakcı, Mustafa Tunçer
21 shtator 2026•Përditësim: 21 shtator 2026
Stambolli këtë javë do të presë një program të pasur me art, muzikë, teatër dhe ekspozita, me aktivitete kulturore që do të zhvillohen në zona të ndryshme të qytetit, raporton Anadolu.
"Contemporary Istanbul", një nga aktivitetet kryesore të artit bashkëkohor në qytet, do të zhvillohet më 23-27 shtator në "Tersane Istanbul". Panairi do të bashkojë galeri nga 16 vende, artistë ndërkombëtarë, instalacione publike dhe diskutime.
"Artweeks Istanbul" do të vazhdojë gjatë gjithë javës në "Akaretler Row Houses" ndërsa Festivali i 8-të "Istanbul Fringe" do të sjellë teatër, kërcim dhe performanca artistike deri më 26 shtator. Panairi i 15-të i Librave të Beyoglut do të zhvillohet deri më 27 shtator, me shitës librash, nënshkrime, diskutime dhe shfaqje muzikore.
Festivali i 36-të i Xhazit Akbank nis më 26 shtator dhe do të vazhdojë deri më 11 tetor, me koncerte dhe diskutime mbi xhazin. Festivali i 6-të Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës në Stamboll do të përfundojë më 24 shtator.
Festivali "Istanbul Oktoberfest" do të zhvillohet më 26-27 shtator në LifePark, me muzikë, ushqime tradicionale, lojëra dhe aktivitete të ndryshme.
- Muzikë
Në Teatrin e Hapur "Harbiye Cemil Topuzlu" do të performojnë Edis më 21 shtator, Mabel Matiz më 22-23 shtator, Askin Nur Yengi më 25, Gulsen më 26 dhe Zara më 27 shtator.
Në "Kucukciftlik Park", reperi dhe producenti amerikan Metro Boomin do të performojë më 22 shtator ndërsa këngëtarja turke e rokut Sebnem Ferah më 24 shtator.
Këngëtari britanik me origjinë nga Azerbajxhani, Sami Yusuf do të performojë më 27-28 shtator në Qendrën e Kongreseve të Stambollit. Qendra Kulturore Ataturk do të presë Orkestrën Filarmonike Mbretërore Britanike më 25-26 shtator.
Opera dhe Baleti Shtetëror i Stambollit do të interpretojë Simfoninë nr. 9 të Beethovenit më 23 shtator.
- Teatër
"Sebbaz", që ndërthur teatrin tradicional turk të hijeve Karagoz me teknikat bashkëkohore të skenës, do të shfaqet më 22 shtator në "Kadikoy Egitim Sahnesi".
- Ekspozita
"Istanbul Modern" prezanton ekspozitat "Under the Same Blue", "Semiha Berksoy: An Aria of All Colors" dhe "Panorama: Dreams and Places". Ekspozita "HERITAGE - The Future Takes Shape in the Footsteps of the Past" hapet më 26 shtator në "Ciragan Palace Kempinski Istanbul".
Ekspozita për Serif Muhiddin Targan, që përfshin sendet personale të virtuozit, kompozitorit dhe piktorit të njohur turk të ud-it dhe violonçelit do të qëndrojë e hapur deri më 9 dhjetor.
Ekspozita kolektive "Accessible Gaza Art Gatherings", e organizuar në mbështetje të personave që kanë humbur gjymtyrët në Gaza, do të zhvillohet deri më 27 shtator. Ekspozita "Temas" (Kontakt), kushtuar veprës së arkitektit Giulio Mongeri, do të vazhdojë në "Karakoy Palas" deri më 1 tetor.