Mehmet Bayer
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 21 Dhjetor 2015
ÇANAKKALA (AA) - Çisterna e gjatë 180 metra, e cili nën flamurin italian lundronte nga Malta në Rusi, pas defektit të motorit, ka mbetur e bllokuar në kalimin e Dardaneleve jo shumë larg nga qyteti i Çanakkalasë në Turqinë veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija gjigante "Fresia" me peshë të përgjithshme prej mbi 25 mijë ton metër kubik ka mbetur e bllokuar në kanalin e Dardaneleve gjërësi maksimale e së cilës nuk kalon gjashtë kilometra.
Sipas Rojes bregdetare turke, çisternë po sigurohet nga katër tërheqës.
Rrugën përmes Dardaneleve, kalimi i gjatë prej 61 kilometrash, e cila lidh Detin Egje dhe Detin Marmara, çisterna do ta vazhdojë pas rregullimit të defektit të motorit.