Enes Kaplan
15 Janar 2016•Përditësim: 16 Janar 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu pranoi sot në takim në Ankara Drejtorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Bordit të Anadolu Agency (AA) Senol Kazanci.
Kazanci me këtë rast ka informuar Davutoglun me punën e agjencisë AA, e cila aktualisht transmeton lajme në dhjetë gjuhë.
Si pjesë e vizionit për 100 vjetorin e themelimit të kësaj agjencie të lajmeve, qëllimi është që deri në vitin 2023 ky numër të rritet në 11 gjuhë.
Shërbim i AA-së në gjuhën boshnjake, serbe dhe kroate filloi më 11 mars, 2012, kurse kohët e fundit janë ngritur edhe shërbimet në gjuhën shqipe dhe maqedonase.