İlhan Toprak
07 Shkurt 2017•Përditësim: 07 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sonte do të realizojnë bisedë telefonike, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime nga Kabineti i Presidentit të Turqisë njoftuan se dy liderët duhet të bisedojnë në orën 00:05 (sipas kohës lokale në Turqi).
Zhvillimin e kësaj bisede telefonike mes dy presidentëve e konfirmoi edhe Shtëpia e Bardhë.