Sevil Çelik
10 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim në hapjen e ndërtesës shtesë të shërbimeve të maternitetit dhe të pediatrisë të spitalit arsimor dhe kërkimorë në rajonin Ümraniye të Stambollit u shpreh se deri në vitin 2002 shëndeti për ata që nuk kishin para dhe siguracione ishte ëndërr, raporton Anadolu Agency (AA).
"Mund të kryeni disa kërkime për periudhën që në krye të siguracioneve ishte kreu i opozitës aktuale. Mësoni se si ishte situata e spitaleve tona. Politika nuk mund të përfitojë duke ofenduar gratë, por duke shërbyer. Ne i dimë shumë mirë ato kohë kur njerëzit vuanin nëpër shërbimet e emergjencave, i dimë shumë mirë ato kohë kur qytetari nuk merrte dot ilaçet që i jepte mjeku"- u shpreh Erdoğan.
Sipas tij, në 13 vitet e fundit numri i ambulancave nga 617 është rritur në 5 mijë e 855. "Gjithashtu kemi ambulanca avion dhe helikopter të cilat në atë kohë nuk kishim. Edhe nëpër vendet malore kemi ambulanca me paleta (zinxhirë) të cilat janë të përshtatshme për zonat malore. Madje edhe në rajonet e terrorizmit, kundër terrorizmit kemi ambulanca të blinduara. Kemi ambulanca për çdo situatë dhe për çdo nevojë" ka theksuar ndër të tjera presidenti Erdoğan.