Mümin Altaş
10 Dhjetor 2020•Përditësim: 10 Dhjetor 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se në botën që do të riformohet pas pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), të gjitha politikat duhet të strukturohen në boshtin e të drejtave të njeriut dhe duhet të zhvillohen mekanizma efektivë për të eliminuar padrejtësitë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në mesazhin e tij të publikuar me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Botërore për të Drejtat e Njeriut, uroi këtë ditë të qytetarëve turq dhe gjithë njerëzisë në përvjetorin e 72-të të miratimit të Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut.
Duke deklaruar se Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila u pranua 72 vjet më parë me idealin e një bote më të drejtë, më të lirë dhe më të orientuar ndaj njeriut, Erdoğan tha se ajo ende ruan karakteristikën e saj të qenit një dokument i rëndësishëm që i kujton komunitetit ndërkombëtar përgjegjësitë e tij.
Ai tha se si një vend që ka ndërtuar sistemin administrativ me parimin "mundëso jetesën njerëzve që të jetojë shteti", ata me reformat që zbatuan kanë eliminuar shumë pengesa që kufizojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
Presidenti turk tha se në përputhje me kërkesat dhe pritjet e kombit, ata vazhdojnë reformën e tyre me vendosmëri brenda kornizës së nevojave të reja që paraqiten.
"Kërcënimin më të madh ndaj Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut në ditën e sotme e përbëjnë racizmi kulturor, ksenofobia dhe islamofobia. Me pandeminë COVID-19 në shoqëritë perëndimore, ne shohim se pengesat për përdorimin e të drejtave të patjetërsueshme të cilat janë siguruar me deklaratën, veçanërisht liria e besimit dhe adhurimit, po rriten. Ne po përballemi me një pamje të tmerrshme në të cilën liritë themelore të miliarda muslimanëve, nga e drejta për jetë e deri te drejta për një gjykim të drejtë, shkelen, vlerat e shenjta poshtërohen nën maskën e lirisë së shprehjes dhe gjuha e urrejtjes inkurajohet në media dhe në nivelin e presidentit", u shpreh Erdoğan.
Ai tha se vendi i tij shpreh këto kërcënime në të gjitha platformat ndërkombëtare ku është anëtare.
"Pas pandemisë COVID-19 të gjitha politikat duhet të strukturohen në boshtin e të drejtave të njeriut dhe duhet të zhvillohen mekanizma efektivë për të eliminuar padrejtësitë", theksoi presidenti turk.
Erdoğan theksoi se Turqia me frymëzimin që merr nga historia dhe civilizimi i saj do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e lirive themelore dhe me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut do të vazhdojë të jetë dritë shprese për miliona njerëz që ende nuk kanë arritur tek të drejtat e tyre të garantuara para 72 viteve, duke uruar që ditët në vijim të sillnin shëndet, paqe, prosperitet dhe qetësi në të gjithë botën.