Berk Özkan
11 Tetor 2019•Përditësim: 12 Tetor 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi Erdoğan-Stoltenberg i zhvilluar në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe zgjati një orë.
Në takim gjithashtu morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, dhe kryesuesi i delegacionit turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Osman Aşkın Bak.
Stoltenberg gjatë vizitës së tij gjithashtu u takua edhe me kryediplomatin turk Çavuşoğlu, me të cilin pas takimit zhvilluan konferencë të përbashkët për media.