Sibel Kurtoğlu,Cemal Coşkun,Etem Geylan
04 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
ANKARA (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në "ceremoninë e çmimeve Yeşilay Zümrüdüanka", që u mbajt në sallën e koncerteve Cemal Reşit Rey në Stamboll, ku ka folur edhe për çështjen e refugjatëve sirianë dhe ndihmën e Turqisë ndaj tyre. Ai ka pohuar: "Të ndërtojmë me arkitekturën lokale në veri të Sirisë një qytet në një zonë të afërt me Turqinë", raporton Anadolu Agency (AA).
"Ditën e sotme Presidenti i Këshillit Evropian, Tusk pati një takim me mua. I shpreha atij që ‘vëreni jepni apo nuk jepni ne nuk ia kemi mbyllur derën këtyre refugjatëve ashtu si perëndimoret. Ne i kemi mbajtur dhe do t'i mbajmë të hapura dyer tona'. Ka një ndërgjegje, të cilën ne duam ta ndajmë me ju, por ju ndodheni në një gabim si ‘Turqia po hap dyert perëndimit, po i drejton andej'. Duhet të hiqni dorë nga këto dhe të kapemi dorë për dore me njëri-tjetrin. Po ju shpreh diçka, një formulë çfarë është ajo? Që të ndërtojmë një qytet në veri të Sirisë. Të ndërtojmë një qytet afërsisht 4 mijë e 500 km katrorë, ta ndërtojmë me të gjitha infrastrukturat e nevojshme, të ndajmë infrasktrukturën me komunitetin ndërkombëtarë, siç e dini ne kemi eksperiencë në ndërtim, gjithashtu mund të marrin pjesë edhe vende të tjera në këtë. Me arkitekturën lokale të ndërtojmë në qytet në veri të Sirisë në një rajon në afërsi të Turqisë. Me ndërtimin e këtij qyteti mund të akomodojmë ata që duan të dalin nga Siria, gjithashtu edhe ato që ndodhen në Turqi. Por kur e flasim këtë ballë për ballë shprehen 'po keni të drejtë'. Madje këtë çështje e kemi folur edhe me Obamën ku madje edhe kemi përcaktuar koordinatat, por vjen puna për në zbatim ende nuk del asnjë zë. Çështja është që të merret një vendim... të jesh vendimmarrës dhe të vendosësh vullnet...por fatkeqësisht kur nuk ndërmerren këto vonojnë punët dhe kur të vjen në derë fillojnë vajtimet".