Semra Orkan
13 Tetor 2019•Përditësim: 13 Tetor 2019
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në bisedën telefonike presidenti Erdoğan i shpjegoi kryeministrit Johnson qëllimet e operacionit "Burimi i Paqes".
Gjatë bisedës Erdoğan ka thënë se operacioni do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të kërcënimit nga PKK-YPG dhe DEASH-i në veri të Sirisë dhe se në këtë mënyrë do të sigurohet edhe rikthimi i sigurtë dhe vullnetar i sirianëve të cilët kanë qenë të detyruar të braktisin vendin e tyre.