Vakkas Doğantekin
15 Prill 2019•Përditësim: 15 Prill 2019
Forcat ajrore turke kanë shkatërruar depo municionesh dhe strehimore të grupit terrorist të PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria në një njoftim tha se sulmet ajrore shkatërruan objektivat e PKK-së në rajonet Metina, Hakurk, Avasin-Basyan dhe Zap.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve.