Dilan Pamuk
23 Tetor 2020•Përditësim: 23 Tetor 2020
Së paku 12 të dyshuar u arrestuan sot për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni erdhi pasi prokurorët në Diyarbakirin juglindor lëshuan urdhër arreste për 15 të dyshuar se kanë qenë në kontakt me anëtarë të lartë të grupit terrorist, tha një burim sigurie.
Gjithsej 12 nga 15 të dyshuar, duke përfshirë një ushtarak aktiv në detyrë, u arrestuan nga departamenti i anti-terrorizmit të policisë. Kërkimi për tre të dyshuarit e mbetur është duke u zhvilluar.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe gati 2.200 u plagosën.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.