Can Erözden
11 Nëntor 2018•Përditësim: 11 Nëntor 2018
ANKARA (AA) – Forcat turke të shtunën neutralizuan 14 terroristë të PKK-së gjatë sulmeve ajrore në rajonin Avasin të Irakut verior, bëri të ditur sot ushtria në mediat sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e Armatosura Turke në një postim në Twitter theksuan se avionët luftarakë turq të shtunën neutralizuan 14 terroristë të PKK-së në sulmet ajrore në rajonin Avasin.
Vendndodhja e armëve të grupit terrorist, strehimoret dhe depot e municioneve gjithashtu u shkatërruan në sulmet ajrore, tha ushtria.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.