Can Erözden
10 Nëntor 2018•Përditësim: 11 Nëntor 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar 15 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, njoftoi sot ushtria turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një postimi në Twitter, TSK tha se sulmet ajrore të cilat u ndërmorrën të premten u zhvilluan në rajonet Gara, Zap dhe Avasin-Basyan në veri të Irakut ku u neutralizuan 15 terroristë të PKK-së.
Autoritetet ushtarake turke termin 'neutralizim" e përdorin në rastet kur terroristët vriten, kapen apo dorëzohen.
Poashtu në njoftim bëhet e ditur se në sulmet ajrore janë shkatërruar gjithashtu edhe disa baza dhe depo të grupit terrorist.
Në fushatën e saj terroriste kundër Turqisë, PKK-ja, e cila figuron në listat e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe BE, është përgjegjëse për vrasjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.