Mehmed Tosun
04 Maj 2022•Përditësim: 04 Maj 2022
Në rajonin e operacionit "Dega e Ullirit" në veri të Sirisë janë neutralizuar 24 terroristë ndërsa një ushtar turk ka rënë dëshmor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë thuhet se toger Talha Bahadir i plagosur rëndë nga sulmi me raketa nga terroristët, nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pavarësisht ndërhyrjes në spitalin ku u dërgua.
Në deklaratë thuhet se objektivat terroriste të përcaktuara pas sulmit janë vendosur nën zjarr dhe janë neutralizuar 24 terroristë.
"Gjaku i dëshmorit tonë nuk ka mbetur në tokë dhe nuk do të mbetet. Allahu e mëshiroftë dëshmorit tonë, i cili humbi jetën në këtë incident që na la me dhimbje dhe pikëllim të thellë. I shprehim ngushëllimet dhe durimin familjes së tij të pikëlluar, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë fisnik", thuhet në deklaratën e ministrisë.