Handan Kazancı
30 korrik 2020•Përditësim: 30 korrik 2020
ANKARA (AA) - Forcat turke të sigurisë neutralizuan tre terroristë të PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Terroristët e PKK-së, të identifikuar përmes zbulimit dhe mbikëqyrjes në rajonin Avasin-Basyan të Irakut verior, u neutralizuan nga një operacion ajror, tha ministria në një deklaratë.
Operacionet antiterroriste kundër grupit terrorist PKK vazhdojnë me vendosmëri, thuhet më tej në deklaratë.
Në fushatën e saj mbi 30-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.