Merve Yıldızalp
30 Shtator 2018•Përditësim: 01 Tetor 2018
ANKARA (AA) - Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) përmes një operacioni ajror në veri të Irakut kanë neutralizuar shtatë terroristë të cilët po përgatiteshin për të kryer sulm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni është kryer në rajonin Gara në veri të Irakut.
Terroristët e armatosur është zbuluar se kanë qenë në gatishmëri për të kryer sulm në zonat ku gjenden bazat ushtarake.
Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.
PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.