Halil İbrahim Sincar
21 Janar 2019•Përditësim: 21 Janar 2019
ANKARA (AA) - Forcat turke të sigurisë në kuadër të operacionit kundër organizatës terroriste të PKK-së kanë konfiskuar 150 kilogramë eksploziv në periferi të provincës Mardin, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni u krye të shtunën në lagjen Harmankaya të rrethit Omerli, tha zyra e guvernatorit të provincës Mardin.
Gjatë operacionit, po ashtu u konfiskua një pajisje shpërthyese e improvizuar.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.