Ekip
01 Prill 2018•Përditësim: 02 Prill 2018
HATAY (AA) - Foshnja Kerim, që në sulmet e regjimit të Bashar al Asadit në Gutën Lindore të rrethuar humbi njërin sy dhe nënën, i cili arriti bashkë me familjen e tij në Turqi u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan u takua me foshnjën Kerim dhe familjen e tij me rastin e vizitës së tij në qytetin Hatay të Turqisë. Erdoğan u fotografua me foshnjën Kerim dhe familjen e tij.
%2Fbaskan.jpg)
Foshnja Kerim dhe familja e tij bashkë me ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe kanë hyrë në Turqi nga Pika Kufitare Cilvegözü në Reyhanlı të qytetit Hatay.
Foshnja Kerim kishte humbur syrin e majtë gjatë një sulmi të regjimit në Gutën Lindore. Pasi që historia e foshnjës i ishte treguar botës nga AA, ishte shndërruar në simbolin e rrethimit të Gutës Lindore, ndërsa kishin filluar fushatat mbështetëse në rrjetet sociale.