Sinan Uslu
02 shkurt 2018•Përditësim: 03 shkurt 2018
ANKARA (AA) – Gazetari i Anadolu Agency (AA), Sarp Özer, i cili po ndjek operacionin "Dega e Ullirit" në rajonin Afrin të Sirisë, u plagos në dorë dhe këmbë si pasojë e një sulmi me raketë dhe mortajë të terroristëve në një pikë pranë tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Rajoni ku ndodhej gazetari i AA-së, i cili ishte duke i ndjekur aktivitetet në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", u godit me raketë dhe mortajë të shkrepur nga terroristët.
Gjatë shpërthimit Özer u plagos për shkak të një pjese të predhës e cila e goditi në dorë dhe këmbë.
Pas ndërhyrjes së parë, Özer u nxorr me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe u dërgua në spitalin shtetëror Kirikhan.
Mësohet se Özer, i cili u mor në trajtim, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Operaioni "Dega e Ullirit" filloi më 20 janar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK). me qëllim të krijimit të sigurisë dhe të stabilitet në kufijtë turq dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë, si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin e rajonit.