Oğuzhan Çal
11 Shtator 2016•Përditësim: 11 Shtator 2016
STAMBOLL (AA) - Kthehet në Turqi delegacioni i AK Partisë dhe zëvendëskryetari i Përgjithshëm përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme në AK Parti, Mehdi Eker, pas takimeve të mbajtura në Washington të SHBA-ve në lidhje me ekstradimin e Gülen-it. Eker në një fjalim të mbajtur në një konferencë për shtyp të zhvilluar në sallën VIP në aeroportin Atatürk pas kthimit tha se me delegacionin e AK Partisë kanë kryer bisedime me mbi 20 anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka shpjeguar se kanë patur takime me organizata të shoqërisë civile, organizata think tank, disa opinionistë dhe me qytetarë të republikës së Turqisë që ndodhen në Amerikë Eker u shpreh: "Qëllimi ynë ishte të shpjegonim tezën e Turqisë kryesisht atë në procesin e 15 korrikut. Në kuadër të ligjit kemi shpjeguar tezat tona për pritshmëritë këtu dhe indinjatën e shkaktuar në Turqi nga tentativa me të cilën u përball Turqia. Kemi kryer bisedime goxha frytdhënëse dhe pozitive kryesisht me anëtarët e Senatit si me ato nga Partia Republikane ashtu edhe me ato nga Partia Demokrate."
"Kemi mbërritur këtu sapo është hapur Kongresi, sepse në muajin gusht ai nuk punon. Kjo ishte arsyeja që vajtëm shpejt. Qëllimi ishte që ne të ishim të pranishëm sapo të hapej dhe të kryenim sa më shumë takime me senatorët dhe anëtarët e Këshillit të Përfaqësuesve. Qëllimi ynë ishte të shpjegonim tezat tona. Kemi theksuar rëndësinë e indinjatës së shkaktuar në Turqi nga tentativa e pabesë e grushtit dhe si rezultat i kësaj ekstradimin e liderit të FETÖ-s Fetullah Gülen që ndodhet në Pensilvani si dhe se duhet të gjykohet në mënyrë të drejtë. Përpjekjet tona do të vazhdojnë edhe në proceset pas kësaj."
Shkatërrimi i eksplozivit të vendosur në varrezat e familjes
Eker i është përgjigjur një pyetjeje të drejtuar në lidhje me shkatërrimin e eksplozivit të vendosur në varrezat e familjes në komunën Bismil të qytetit Diyarbakır. Ai, ka pohuar se pasi ka zbritur nga avioni ka biseduar në telefon me prefektin e qytetit Diyarbakır, Hüseyin Aksoy dhe ka shtuar më tej se në çdo Bajram viziton varrezat ku ndodhet nëna, vëllai i madh dhe babai.
Duke vënë në dukje "unë atë vizitë e kryej çdo ditë arife të Bajramit, ku dhe pas kësaj do vazhdoj ta kryej" Eker u shpreh: "Në mesin e varrit të nënës dhe vëllait të madh pikërisht në vendin ku mund të këndohet Fatihaja u përcaktua se ndodheshin bomba artizanale vendosur brenda bombolave 12 kg, bashkë me kabllot dhe mekanizmat. Gjithashtu ishte përgatitur një plan i pabesë përgjatë rrugës që të çon tek varrezat ku ishin vendosur 400 kg në dy vende të ndarë me nga 200 kg lëndë. Unë çdo ditë arife shkoj atje gjithmonë, e kam bërë këtë kur unë kam qenë brenda Turqisë dhe gjithashtu do ta vazhdoj ta bëj këtë sa të kem mundësinë. Kjo nuk është një gjë që dihet sepse asnjëherë nuk e kam fshehur dhe kur unë shkoj atje pranë meje ndodhen të paktën 100 persona, të cilët janë si nga familjarët e mi, nga shokët e partisë apo dhe nga miqtë e mi."
Pasi ka tërhequr vëmendjen se organizata terroriste kishte planifikuar një akt që të bënte bujë të madhe Eker ka vlerësuar se "Aty më shumë ishin vënë në objektiv qindra njerëz të pafajshëm që do të ndodheshin pranë meje se sa unë apo familjarët e mi. Për këto ka foto dhe video që prefekti mi ka dërguar dhe të cilat tregojnë se i kishin vendosur përreth mermerëve afërsisht 25-30 centimetra afër varrit."
Pasi ka theksuar se edhe dy bomba të tjera të gatshme për të shpërthyer ishin vendosur në rrugën që shkon për në varreza në rastin e ardhjes së ambulancës apo të lidhjes me ndonjë situatë tjetër, Eker ka shtuar më tej se edhe ai këtë e ka mësuar pasi ka zbritur nga avioni dhe se nuk dinë më shumë detaje.