Muhammed Nuri Erdoğan
27 Korrik 2019•Përditësim: 28 Korrik 2019
Gjithsej 72 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit antiterrorist "Kthetra" në muajin maj nga ana e forcave turke në rajonin Hakurk në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndryshe, më 27 maj, Turqia nisi operacionin "Kthetra" kundër organizatës terroriste PKK në rajonin Hakurk në veri të Irakut.
Ndërkaq, më 13 korrik filloi operacioni i radhës antiterrorist "Kthetra 2", si vazhdim i ofensivës së suksesshme "Kthetra" në Hakurk, ku u zbuluan informacione të reja mbi aktivitetet terroriste, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizim" në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e pothuajse 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.