Özüm Yalkın
18 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Artileria e rëndë e ushtrisë turke dhe avionë të koalicionit ndërkombëtar, kanë goditur dje 32 pozicione të organizatës terroriste, DAESH, në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të para të paktën 13 militantë të DAESH-it kanë mbetur të vrarë.
Në një deklaratë me shkrim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka konfirmuar se ditën e djeshme janë goditur 32 pozicione të organizatës terroriste, DAESH, nga artileria e rëndë e forcave turke dhe avionët e koalicionit ndërkombëtar. Në deklaratë thuhet se janë goditur pozicione të cilat ishin në përgatitje për të sulmuar me raketa në drejtim të Turqisë.
Sipas informacioneve të para nga këto goditje të paktën 13 militantë të DAESH-it janë vrarë, 5 pozicione, 3 ndërtesa mbrojtëse dhe një mjet janë shkatërruar.
Në deklaratë vihet në dukje gjithashtu se grupet opozitare kanë vazhduar sulmet ndaj organizatës terroriste, DAESH.