Aynur Ekiz
21 Shkurt 2016•Përditësim: 22 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - Fëmijëria e Kryeministrit të qeverisë së 54 të Turqisë dhe lideri i ''Milli Görüş'', i ndjeri Necmettin Erbakan do të shpjegohet në një seri tregimesh për fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Seria e tregimeve për fëmijë të cilat shpjegojnë jetën e Necmettin Erbakan-it janë ndërtuar duke u bazuar mbi historinë e vërtetë të jetës së tij.
Seria e tregimeve që titullohet ''Bota e Necmettin-it'' përbëhet nga ''Necmettin-i dhe Mestan'', Necmettin-i dhe Dashi Dhuratë'', ''Necmettin-i Bën Automobil'' dhe ''Shteti i Ndërtuar në Kopësht''. Në fund të tregimeve të cilat çdo njëra prej tyre përbëhet nga 16 faqe ndodhen disa fleta ku fëmijët mund të informohen dhe të zbaviten duke ngjyrosur, dhe gjetur labirinte.
Seria e tregimeve e nxjerrë në treg me moton "karakteri i parë vendas dhe kombëtar'' nxirret në pah të qenit e tij punëtorë, i sinqertë duke i ilustruar ato me vlera shpirtërore.
- Seria e ''Botës së Necmettin-it'' tashmë edhe në internet -
Për promovimin e librave me tregime për fëmijë ku shpjegohet jeta e fëmirisë së Erbakan-it është përgatitur edhe një ueb-faqe, "www.necmettinindunyasi.com". Krahas tregimeve në këtë ueb-faqe ka edhe lojra, hapsira për zbavitjen e fëmijëve etj.