Zuhal Demirci
18 Janar 2019•Përditësim: 18 Janar 2019
ANKARA (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, priti në një takim në Ankara senatorin amerikan Lindsey Graham, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në Siri dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Graham, i cili gjendet për vizitë në Turqi, pritet të takohet edhe me presidentin e vendit, Recep Tayyip Erdoğan, në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin turk.