Seyit Şamil Kurt
15 Prill 2026•Përditësim: 15 Prill 2026
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, në një bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty, diskutoi mbi zhvillimet në negociatat për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, thanë burime diplomatike, transmeton Anadolu.
Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme e Turqisë, biseda u përqendrua në gjendjen aktuale të negociatave për armëpushim dhe përgatitjet për një raund tjetër bisedimesh në ditët në vijim.
Dy ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi procesin e negociatave dhe agjendën që pritet të trajtohet në diskutimet e ardhshme, ndërsa përpjekjet diplomatike vazhdojnë për të siguruar një armëpushim të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.