Ruslan Rehimov
03 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
BAKU (AA) - Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım zhvillon një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, raporton Anadolu Agency (AA).
Yıldırım është pritur në aeroportin Hajdar Alijev në Baku, nga zëvendës Kryeministri Abid Sherifov, ndihmës ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit Nadir Hysejinov dhe Ambasadori i Turqisë në Baku Ismail Alper Xhoshkun.
Gjatë vizitës së tij dyditore Yıldırım pritet të takohet më Presidentin e vendit Ilham Alijev, Kryeministrin Artur Rasizade dhe Kryetarin e Parlamentit Oktaj Asadov.
Yıldırım gjatë vizitës së tij në Azerbajxhan pritet të vizitojë edhe vendin ku prehet ish Presidenti Hajdar Alijev dhe varrezat e dëshmorëve turq.
Kryeministri Yıldıırm në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Semiha Yıldırım, Zëvendës Kryeministri Tuğrul Türkeş, ministri i Arsimit të Turqisë, Ismet Yılmaz, ministri i Trasportit, Çështjeve Detare, dhe Telekomunikacionit Ahmet Arslan si dhe Këshilltarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë Feridun Sinirlioğlu.