Sarp Özer
28 Korrik 2016•Përditësim: 28 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë u mblodh nën udhëheqjen e kryeministrit Binali Yıldırım në Pallatin Çankaya, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni i udhëhequr nga Yıldırım pas vizitës së tyre në Anitkabir kaluan në Pallatin Çankaya.
Pasi që anëtarët e Këshillit u ulën në vendet e tyre të caktuara filloi takimi i rregullt i Këshillit të Lartë Ushtarak. Kështu që mbledhja e klasifikuar si "shumë e fshehtë" dhe mbaheshte në "Sallonin Çakmak" në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm për herë të parë u mbajt jasht këtij vendi.
Në mbledhjen të cilën e udhëhiqte për herë të parë kryeministri Yıldırım, për herë të parë mori pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Fikri Işık. Në Këshillin ku do të trajtohen çështjet si promovime dhe emërime në Forcat e Armatosura Turke (TSK), axhenda më e rëndësishme do të jetë tentativa për grusht shteti të Organizatës Terroriste Fetullahçı (FETÖ). Në mbledhje gjithashtu do të trajtohen përpjekjet e strukturimit të FETÖ-s në TSK.
- Punimet do të përfundojnë për një ditë -
Punimet e Këshillit të cilët vitet më parë zgjasnin 3 ditë sipas deklaratës së kryeminsitrit Yıldırım do të përfundojnë për një ditë. Vendimet të cilët do të merren në kuadër të këshillit priten të ndahen me publikun pas miratimit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan.
Ndërkohë për shkak të mbledhjes përreth Pallatit Çankaya u morën masa të mëdha sigurie. Një helikopter i policisë ishte duke fluturuar mbi pallatin ndërsa rreth pallatit ishte një automjet i blinduar i policisë së operacioneve speciale.