Mümin Altaş,Sinan Uslu
23 Gusht 2016•Përditësim: 23 Gusht 2016
ANKARA (AA) – Mblidhet për herë të dytë në Rezidencën Çankaya Këshilli i Lartë Ushtarak i Turqisë, kryesuar nga kryeministri Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni i kryesuar nga kryeministri Yıldırım, pas vizitës në monumentin Anitkabir, kaloi në Rezidencën Çankaya.
Me aktvendimin ligjor të publikuar në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga Organizata Terroriste FETO, ishin bërë ndryshime në strukturën e Këshillit.
Në kuadër të kësaj, në mbledhjen e kryesuar nga kryeministri Yıldırım, marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë Gjeneral Armate Hulusi Akar, zëvendëskryeministrat Nurettin Canikli, Numan Kurtulmuş, Mehmet Şimşek, Tuğrul Türkeş, Veysi Kaynak, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdağ , ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Brendshëm, Efkan Ala, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Fikri Işık, komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral Armate Salih Zeki Çolak, komandanti i Forcave Detare Admiral Bülent Bostanoğlu dhe komandanti i Forcave Ajrore Gjeneral Armate Abidin Ünal.
Në mbledhje do të diskutohen tema në lidhje me vazhdimin e detyrës së oficerëve që shihen si të përshtatshëm.
Nga ana tjetër, përreth Rezidencës Çankaya janë marra masa të sigurisë me rastin e mbledhjes. Një helikopter policor fluturon mbi Rezidencën Çankaya, ndërkohë që përreth saj në gatishmëri janë autoblinda të njësitit policor për operacione speciale.