Sinan Uslu
22 Shkurt 2017•Përditësim: 22 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Të paktën 14 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në kuadër të ofensivës së vazhduar "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë, ndërsa njëkohësisht janë shkatërruar 110 caqe terroriste në këtë rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Ofensiva "Mburoja e Eufratit" filloi më 24 gusht të vitit 2016 në veri të Sirisë për shkak të neutralizimit të kërcënimit terrorist me theks të DEASH-it dhe me qëllim të forcimit të sigurisë në vijën kufitare siriano-turke.
Ofensivën e zbatojnë forcat opozitare siriane, ndërsa në pajtim me të drejtën ndërkombëtare për vetëmbrojtje mbështeten nga forcat turke.
Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, gjegjësisht 183 ditë të ofensivës, forcat ajrore, artilerike dhe tokësore turke kanë qëlluar dhe shkatërruar 110 objektiva të DEASH-it, ndërsa në mesin e tyre kanë qenë strehimore terroriste, 18 objekte ushtarake, depo, automjete ushtarake dhe vende kontrolli.
Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) me mbështetje të forcave turke vazhdojnë operacionin për çlirimin e Al Bab nga terroristët e DEASH-it, ndërsa paralelisht punojnë edhe në neutralizimin e mjeteve shpërthyese-minave dhe tuneleve të cilat terroristët i kanë lënë.
Me këtë rast ka rënë dëshmor një ushtarë turk, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Gjatë 24 orëve të fundit në këto aksione janë vrarë të paktën 14 terroristë.