Fikriye Susam Uyar
25 Prill 2016•Përditësim: 25 Prill 2016
STAMBOLL (AA) - Ministri i Çështjeve të Bashkimit Evropian të Turqisë dhe Kryenegociatori Volkan Bozkır, është takuar me komisionerin për politikat e zgjerimit dhe të fqinjësisë të BE-së, Johannes Hahn, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Bozkır, dhe komisioneri Hahn janë takuar në një mëngjes pune në Hilton Bosphorus. Në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura për mediat janë vlerësuar zhvillimet në lidhje me axhendën e përbashkët të dakordësuar në samitet Turqi-BE.
Në këtë kuadër është diskutuar për çështjet e mirëkuptimit të përbashkët, si zhvillimet për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit, përparimet e shënuara në dialogun për liberalizimin e vizave, bashkëpunimi në luftën kundër migrimit të parregullt dhe lufta kundër terrorizmit.
Pas takimit ministri Bozkır dhe Hahn, kanë marrë pjesë në Samitin e Botës së Biznesit Turqi-BE.