Dzihat Aliju
16 tetor 2024•Përditësim: 16 tetor 2024
Mjegulla mbi Bosforin e Istanbulit mëngjesin e sotëm ka krijuar pamje mahnitëse, ndërsa ka shkaktuar edhe pezullimin e trafikut detar, raporton Anadolu.
Mjegulla ndikoi Bosforin dhe përreth, si dhe disa zona rreth metropolit turk Istanbul.
Për shkak të mjegullës disa shërbime të trageteve janë anuluar, ndërsa trafiku i Bosforit është pezulluar në të dy drejtimet.