Sena Güler
06 Maj 2020•Përditësim: 07 Maj 2020
Forcat e xhandarmërisë turke gjatë një operacioni të brendshëm të sigurisë neutralizuan 3 terroristë të PKK-së në provincën lindore Tunceli, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme e këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të shkruar, Ministria tha se njësitë komando të Komandës së Xhandarmërisë Provinciale në provincën Tunceli neutralizuan terroristët pas një takimi të ngushtë në zonat rurale të rrethit Ovacik.
Ministria tha se operacionet janë duke vazhduar në rajon.
Të martën, Turqia gjithashtu neutralizoi 3 terroristë të tjerë në zonat rurale të rrethit Dogubayazit të provincës Agri.
Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.