Kemal Karadağ
22 Tetor 2021•Përditësim: 22 Tetor 2021
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në kuadër të operacionit Eren-13 u neutralizuan 4 terroristë në zonën rurale të rrethit Eruh të qytetit Siirt në juglindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga ministria thuhet se nën koordinimin e Komandës Rajonale të Xhandarmërisë së Şırnak-ut është kryer një operacion në fshatin Eruh.
Gjithashtu thuhet se 4 anëtarë të organizatës separatiste u neutralizuan në operacionin e kryer nga njësitë e Operacioneve Speciale Komando të Xhandarmërisë, të lidhura me Komandën e Xhandarmërisë Provinciale Siirt dhe me mbështetjen e J-UAV dhe Forcave Ajrore.
Në deklaratë theksohet se operacionet kundër terrorizmit janë kryer me besim dhe vendosmëri për eliminimin e plotë të organizatës terroriste PKK.