Mehmet Tosun,Seyhan Kırıcı
18 Tetor 2015•Përditësim: 19 Tetor 2015
BALIKESIR (AA) – Nga përmbysja e një autobusi në rrugën mes qyteteve Bandirm dhe Canakkale të Turqisë, janë plagosur 30 emigrantë ilegalë, prej të cilëve një person gjendet në rrezik për jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet në terren kanë nxjerrë tre persona të cilët ishin ngujuar nën automjetin. Siç lajmëruan autoritetet kompetente, të lënduarit janë transportuar në spitalin në Bursë.
Shumica e tyre janë me prejardhje afgane dhe siriane. Shoferi i autobusit ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq ka filluar operacioni për kërkimin e tij.
Emigrantët e plagosur në mënyrë ilegale përmes ishullit grek Lesbos kanë synuar të hyjnë në Bashkimin Evropian.