Faruk Zorlu
05 Tetor 2020•Përditësim: 05 Tetor 2020
Një terrorist i dyshuar i së majtës ekstreme u arrestua në veriperëndim të Turqisë teksa po përpiqej të kalonte ilegalisht në Greqi, tha sot një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).
Arrestimi ndodhi kur i dyshuari i lidhur me grupin terrorist DHKP-C u shënjestrua në një zonë të kufizuar ushtarake në rrethin Meric të provincës Edirne.
I dyshuari, i identifikuar me inicialet H.E., u dërgua në komandën e xhandarmërisë, tha burimi.
DHKP-C është përgjegjëse për një sërë sulmesh terroriste në Turqi, përfshirë një sulm të vitit 2013 ndaj Ambasadës së SHBA-ve në Ankara që la të vrarë një roje të sigurisë turke dhe një gazetar të plagosur.