Nilay Kar
03 Tetor 2019•Përditësim: 03 Tetor 2019
Një tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Mesdheun sot në mëngjes, bëri të ditur Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjenca të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti u ndje në orën 7:44 të mëngjesit sipas kohës lokale bëri të ditur Drejtoria për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Epiqendra e tërmetit ishte 58 kilometra larg nga rrethi Fethiye në provincën Mugla të Turqisë.
"Ende nuk është raportuar për dëme materiale", tha guvernatori i Mugla-s, Esengul Civelek.
Tërmeti u ndje edhe në rrethet Dalaman, Koycegiz dhe Marmaris të provincës, thuhet më tej.