Ekrem Payan
31 Maj 2017•Përditësim: 31 Maj 2017
ŞIRNAK (AA) - Në zonën Şenoba të komunës Uludere në qytetin Şırnak të Turqisë rrëzohet një helikopter ushtarak i tipit Cougar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga prefektura e qytetit Şırnak njoftohet se helikopteri ushtarak i tipit Cougar është rrëzuar 3 minuta pasi është ngritur në fluturim duke u penguar në linjën e tensionit të lartë.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar njësitë e ekipeve të shpëtimit.