Fatjon Prronı
02 Tetor 2015•Përditësim: 02 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) – Policia e Stambollit ka deklaruar se ka ndaluar të enjten 170 emigrant që synonin Greqinë, ndërsa ka arrestuar nëntë trafikantë të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA)
Zyrtarët e policisë në Kumburgaz thanë për AA se autobusët ishin ndaluar para se të linin Stambollin.
Policia informoi se ka konfiskuar disa jelekë për shpëtim të gjetur në autobus, si dhe ka arrestuar nëntë persona të cilët kishin planifikuar të transportonin emigrantët me anije nga Canakkale e Turqisë në ishujt më të afërt në Greqi.
Udhëtarët e autobusit, në mesin e të cilëve shumë gra dhe fëmijë janë dërguar në qendrën për të huaj në Kumkapi, Stamboll, dhe po u nënshtrohen kontrolleve mjekësore.
Përveç kësaj, 15 shtetas afgan janë zbuluar të premten në mëngjes në kufirin e Turqisë me Bulgarinë, thonë burime nga xhandarmeria në Kirklarel.
Ata më vonë u dërguan në Departamentin për Emigrantët.
Shumë emigrantë nga Afganistani dhe Iraku po përdorin Turqinë si vend transit për të kaluar në shtetet e BE-së, duke shpresuar se atje mund të gjejnë strehim.
Më shumë se dy milionë refugjatë të cilit braktisin Sirinë dhe Irakun nga shkaku i luftës, kanë gjetur strehim në Turqi.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) më shumë se 370,000 refugjatë kanë kaluar në Greqi gjatë vitit 2015-të, shumica e të cilëve destinacion të fundit kanë shtetet perëndimore dhe veriore të BE-së.