Ahmet AKBIYIK
28 Tetor 2015•Përditësim: 28 Tetor 2015
KONYA (AA) - Mësohet se është rritur në 32 numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit kundër organizatës terroriste DAESH në qytetin Konya të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e departamentit të anti-terrorizmit në Drejtorinë e policisë së qytetit kanë arrestuar edhe 2 persona në kuadër të operacioneve kundër organizatës terroriste DAESH.
Të akuzuarit ku mes tyre ndodhen edhe 2 gra fillimisht janë dërguar për kontrollin shëndetësor në spitalin e Konyas dhe më pas nën masa të rrepta sigurie 32 të akuzuarit janë dërguar për hetimet e nevojshme në departamentin e anti-terrorizmit.
Policia ditën e djeshme në adresa të ndryshme në të njëjtën kohë pati ndërmarrë operacione kundër organizatës terroriste DAESH, ku dhe pati arrestuar 30 persona.