Meltem Bulur
30 Nëntor 2017•Përditësim: 01 Dhjetor 2017
ANKARA (AA) – Turqia i ka bërë thirje të enjten Pentagonit, të marrë parasysh zotimin e presidentit amerikan Donald Trump, për të ndalur së furnizuari me armë terroristët e PKK/PYD-së në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
“Preidenti amerikan Trump, i tha presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan) përmes telefonit se nga tani e tutje nuk do t'i jepen armë YPG-së”, deklaroi duke përdorur një akronim për PKK/PYD-në.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu tha më tej se Turqia nuk përzihet në punët e brendshme të SHBA-ve, por nëse Pentagoni nuk dëgjon presidentin e saj, atëherë kjo paraqet një brengë për ne, meqë armët e dhëna janë kërcënim për ne.
Majin e kaluar, Trump njoftoi se SHBA-të do të furnizojnë me armë PKK/PYD-në, pavarësisht protestave të Turqisë në kohën kur koalicioni anti-DEASH përgatitej të çlirojë Rakën.
Në një bisedë telefonike me Erdoğanin të premten e kaluar, presidenti amerikan premtoi se do të ndalë furnizimet me armë për PKK/PYD-në që janë dega siriane e PKK-së, e cila që nga viti 1984 zhvillon një fushatë terroriste kundër shtetit të Turqisë.
Megjithatë, Pentagoni në një njoftim tha më vonë se SHBA-të po rishqyrtojnë dërgesat ushtarake për partnerët e tyre kurdë.
Zëdhënësi Eric Pahon, tha se SHBA-të do të duhet të vazhdojnë partneritetin e tyre me Forcat Demokratike Siriane (SDF).
SDF nga ana e saj është e përbërë kryesist nga terroristë të PKK/PYD-së, të cilët nga ana tjetër gëzojnë mbështetjen amerikane kundër DEASH-it.
Çavuşoğlu tha se fjalët e presidentit duhet të merren në konsideratë. “Ne si Turqi, i japim një rëndësi të madhe kësaj. Në mbajmë premtimet që japim”, tha ai.
Ai shtoi më tej se nëse kërcënohet, Turqia nuk do të hezitojë fare të futet në rajonin e Afrinit, i cili kontrollohet nga PKK/PYD, ose në ndonjë rajon tjetër, ashtu siç ka bërë edhe më parë me 'Mburojën e Eufratit'.
“Ashtu siç thotë presidenti ynë, ne mund të vijmë papritmas brenda natës”, përfundoi Çavuşoğlu.