Seda Sevencan
10 Prill 2020•Përditësim: 11 Prill 2020
Turqia sot shënoi 175-vjetorin e forcës së saj policore, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia turke, e themeluar më 10 prill të vitit 1845, ofron shërbime duke filluar nga trafiku deri te lufta kundër terrorizmit dhe narkotikëve, dhe vazhdon të punojë për paqen dhe sigurinë e vendit.
Departamenti, me 323.842 pjesëtarë të personelit, gjithashtu ndihmon vendin gjatë kohës së katastrofave dhe fatkeqësive të tilla si tërmetet, përmbytjet ose epidemitë siç është koronavirusi.
Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdoğan, uroi policinë për përvjetorin e themelimit.
"Urime për 175-vjetorin e shërbimit tonë policor turk, garantuesin e paqes dhe prosperitetit në vendin tonë", tha ai në një deklaratë në Twitter.
"Me këtë rast, e lus Allahun për mëshirë ndaj dëshmorëve tanë të lartësuar që sakrifikuan jetën e tyre për kombin, flamurin, atdheun dhe shtetin, dhe shpreh mirënjohjen time për veteranët tanë", shtoi Erdoğan.
Nënpresidenti Fuat Oktay gjithashtu përshëndeti departamentin e policisë në një mesazh të ngjashëm.
"Uroj 175-vjetorin e themelimit të shërbimit policor turk, i cili garanton paqen dhe sigurinë tonë. Shfrytëzoj këtë mundësi për të kërkuar mëshirë nga Allahu për policët tanë të martirizuar dhe shëndet, jetë të mirë dhe të gjatë për veteranët tanë", shkroi ai në Twitter.