Çiğdem Alyanak,Sefa Mutlu
15 Korrik 2017•Përditësim: 15 Korrik 2017
STAMBOLL (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i është bashkangjitur Marshit në Stamboll për të marrë pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të 15 Korrikut – Ditës së Unitetit Kombëtar dhe Demokracisë, i cili do të mbahet me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ka kaluar mbi Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut (Ura e Bosforit) për t’iu bashkangjitur të tubuarve në Stamboll, ndërsa është shoqëruar nga e shoqja Emine Erdoğan, të afërmit e dëshmorëve dhe veteranë, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Albayrak, dhe zyrtarë të tjerë.
Ndryshe, qindra mijëra qytetarë në Stamboll janë tubuar për ta shënuar përvjetorin e parë të tentativës së grushtit të shtetit e cila u ndërmor një vit më parë nga organizata terroriste FETO.
Programi për shënimin e përvjetorit të tentativës për grusht shteti mbahet në hyrje të Urës së Bosforit nga pjesa aziatike e Stambollit do të mbahet me rritjen e masave të sigurisë, ku janë angazhuar 25.000 policë dhe mijëra pjesëtarë të shërbimeve mjekësore dhe të tjera.
Gjatë tentativës për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi humbën jetën 250 persona dhe u plagosën rreth 2.200 njerëz të tjerë.