Mümin Altaş
17 Prill 2022•Përditësim: 18 Prill 2022
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet në mesazhi të publikuar me rastin e Pashkëve ka uruar qytetarët e krishterë për festën e Pashkëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në mesazhin e tij, Erdoğan tha se "Si anëtarë të një qytetërimi me rrënjë të thella që është pasuruar me kontributet e jashtëzakonshme të secilit anëtar të kombit tonë nga e kaluara në të tashme, ne të gjithë së bashku do të vazhdojmë të ecim me hapa të sigurt drejt të ardhmes në paqe dhe qetësi".
"Vendi ynë ku të gjithë mund të jetojnë lirisht besimin, kulturën dhe të ardhmen si dhe populli ynë që është i lidhur me ndjenjat e vëllazërisë dhe solidaritetit, vazhdon të jetë shembulli unik për të gjithë botën. Me rastin e Pashkëve shpreh urimet më të mira për të gjithë të krishterët dhe qytetarët tanë të krishterë me të cilët ndajmë gëzimin që ata ndiejnë", tha Erdoğan.