Asiye Latife Yılmaz
04 Maj 2026•Përditësim: 04 Maj 2026
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti sot ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah në kryeqytetin Ankara, transmeton Anadolu.
Takimi u mbajt në Kompleksin Presidencial dhe u zhvillua me dyer të mbyllura.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, drejtori i Komunikimit Burhanettin Duran dhe këshilltari kryesor i presidentit për politikën e jashtme dhe sigurinë, Akif Cagatay Kilic.